mbylle
 
30.06.2010, - E Mërkurë
Kosova dhe Ndryshimet Klimatike
Këtë dhjetor, përfaqësuesit e rreth 192 shteteve u mblodhën në Kopenhage të
Danimarkës në Konferencën e Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet
klimatike (UNFCCC) me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje mbi protokollin i cili do
të përcaktonte atë se si bashkërisht do të mund tí luftonin ndryshimet klimatike. Kjo do
ta zëvendësonte Protokollin e Kiotos, i cili skadon në vitin 2012 dhe do ti korrigjonte
mangësitë.
 
14.07.2009, - E Martë
MONITORIMI I GJYKATAVE: Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skënderaj
Sistemi i dobët i drejtësisë është një nga problemet kryesore, me të cilin ballafaqohet shoqëria kosovare.  
 
11.05.2010, - E Martë
PROBLEMET DHE TË METAT E TEKSTEVE SHKOLLORE
Analizë e teksteve shkollore të Kosovës të ciklit të Shkollës së Mesme të Ulët (klasët VI, VII, VIII dhe IX) Roli dhe funksioni i teksteve shkollore në procesin e informimit, arsimimit dhe edukimit të nxënësve, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm dhe, rrjedhimisht, cilësia e teksteve shkollore ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen dhe karrierën e nxënësve. Megjithatë, deri tash ka pasur një varg vërejtjesh e kritikash në adresë të teksteve shkollore, nga mësimdhënësit, nxënësit, prindërit, e po ashtu edhe nga ekspertët dhe njohësit e kësaj çështjeje. Prandaj, duke u nisur nga kjo, BIRN-i ka vendosur që, përmes një studimi dhe analize të mirëfilltë e objektive, të nxjerrë në pah disa probleme dhe të meta të teksteve shkollore, me të vetmin qëllim që këto probleme dhe të meta të mënjanoheshin në të ardhmen dhe tekstet shkollore të përmirësoheshin dhe të përsoseshin në të gjitha aspektet dhe drejtimet, për aq sa është e mundshme.
 
14.07.2009, - E Martë
GJENDJA DHE PROBLEMET NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS: Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës
Po bëhen tashmë dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm. Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mosimplementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi joobjektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira studentëprofesorë.
 
03.05.2009, - E Diel
RAPORTI I MONITORIMIT TË SHËNDETËSISË:

  Përmbledhje ekzekutive

  Një nga fushat më të ndjeshme dhe më problematike në Kosovë është sistemi   shën-detësor.

Me gjithë investimet e bëra në renovimin e objekteve të institucioneve shën-detësore, problemet kane mbetur të njëjta nga viti në vit.
Monitorimi i bërë nga BIRN-i i të gjitha institucioneve primare, sekondare dhe terciare (QKUK) shëndetësore në: Pr-ishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Klinë, Deçan, Istog dhe Vushtrri ka nxjerrë në pah se, përveç mungesës së ilaçeve, mungesës dhe mosfunksionimit të pajisjeve mjekësore, problem i vazhdueshëm mbesin shërbimet jo të rregullta të per-sonelit shëndetësor, vonesat në ofrimin e shërbimeve pacientëve, angazhimi i per-sonelit mjekësor në institucione publike edhe në ato private, udhëzimet e pacientëve për në klinikat private edhe në rastet kur institucionet publike shëndetësore mund të ofrojnë shërbimet e kërkuara, korrupsioni në format e ndryshme etj.


JnK  |  Set as Homepage  |  Autorët  |  RSS  |   | 

Adresa: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel & Fax: +381 38 22 44 98
Copyright © 2009 Jeta në Kosovë, BIRN