mbylle
14.07.2009, E Martë
MONITORIMI I GJYKATAVE: Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skënderaj

Sistemi i dobët i drejtësisë është një nga problemet kryesore, me të cilin ballafaqohet shoqëria kosovare.

 

Hulumtimet dhe raportet e organizatave ndërkombëtare në Kosovë kanë treguar se gjykatat janë institucionet, ndaj të cilave ekziston shkalla më e lartë e korrupsionit dhe pakënaqësisë së qytetarëve.

Shkalla e kënaqshmërisë në gjykatat e Kosovës është shumë e ultë (20 %), duke i bërë ato institucionet me renditjen më të ultë në kuptimin e shkallës së kënaqësisë1.

Raporti jonë është pasqyrim i gjetjeve të një monitorimi intensiv dhe të vazhdueshëm dhe është bërë me qëllim të identifikimit të problemeve dhe dukurive të përditshme në punën e gjyqtarëve.

Monitorimi i BIRN-it ka treguar se shumë lëndë mbesin të pazgjidhura ose nuk zgjidhen brenda një afati të arsyeshëm kohor për shkak të menaxhimit të dobët të tyre nga ana e administratës së gjykatës, për shkak të mos fillimit me kohë të gjykimeve, për shkak të mosardhjes së palëve etj. Monitorimi gjithashtu ka treguar edhe një aspekt tjetër që ka të bëjë me sistemin gjyqësor: korrupsionin dhe keqmenaxhimin e gjyqtarëve. Ai gjithashtu ka treguar edhe për një varg parregullsish dhe shkeljesh të tjera gjatë gjykimeve që mbahen.

Shkeljet e vërejtura gjatë monitorimit kanë të bëjnë dhe mund të grupohen në shkelje të rëndësisë absolute, relative por edhe vërejtje në kuptim të keq-menaxhimit të rolit të gjykatësve dhe administratës gjyqësore dhe proceseve që ndodhin aty në përgjithësi2.

  <<< Kthehu prapa   |   Shtyp këtë artikull   |   Dërgo me email   |   A   A   A

Komentet e vizitorëve : Komentet e listuara më poshtë paraqesin mendime dhe opinione të anëtarëve të webfaqes, në asnjë mënyrë ato nuk paraqesin qëndrimin zyrtarë të JnK-së.
Pershendejte! Po shoh se monitorohen disa nga komunat e Kosoves. A nuk monitorohen gjykatat ne te gjitha komunat si p.sh edhe e Gjakoves ? Une personalisht kam nje rast ne gjykaten komunal ne Gjakove, akuze per korrupcion e cila eshte shume pa baze po behet c'mos edhe nga gjykata edhe nga qeveria lokale qe ajo lende te mbyllet ka arritur deri aty sa kane tentuara te ma korruption edhe avokatin (Z.Teki Bokshin)! kish dashte te dije a beni ju dicka ne lidhje me kete emailin time ekeni ! Flm per mirekuptim!
Bresand Kaja (15.03.2010 03:55)
Miremrama Shqipetar! nese dikush e sheh ket e dikuj i intereson si shqiptar klunder korrupsionit do tju thom disa emra qe kam ngel ne ta veren e shkume. kam pas nje accident me vetur dhe kam mar nje avokat me emrin Ahmet Shala. Ahmeti bashk me nje grue gjygjtare ne gjygjin komunal te korruptum deri ne fyt e cila quhet Gjemile. Ahmeti ja ka dhan ne prezenc temen pare per me i ndihmu ne land dhe ajo tha duhet me e mar edhe ni femen per me i ndihmu e cila u qujke Pula nje femen. Keq sa doni vetem thash sdihet ku bjen kjo leter ndoshta naj here bahet mire e dikush meret me kto sende. Me kan ne skandinavi i kish interesu dikuj po ne Kosov edi qe sesht ngusht askush. Perndryshe ju te Birn`t boni pun te mira zoti ju ndihmoft e per tjer mosvetni... flm
besnik Podrima (06.01.2010 11:13)
pershendetje BIRN po ju drejtohem me nje lutje qe ne nje nga emisionet e juaja ne te ardhmen te diskutoni edhe qeshtjen e Praktikanteve te cilet jane duke e kryer praktiken neper Gjykatat e Kosoves ne kete vit e per te cilet askush nuk merzitet .Jane pa pages dhe me nje orar sikur me qen me kontrat pune barabart me ata qe paguhen edhe mire .Çdo vite kan marre paga edhe praktikantet e kete vite jo, kjo ndodhe veq ne vendin tone edhe pse u bene gati tre vite nga pavaresia ne asgje te mire nuk po fitojm. Edhe kur dihet se sistemi i drejtesis ka nevoj per nje pune te madhe asgje spo behet qe kjo te nderroj ,edhe per kunder faktit se po punojm aq shume si praktikant .me respekt shpresoj ne mirkuptim dhe ju lutem ne diskrecion te informacionit nga ana juaj sepse mundet me u kushtu te gjithe praktikanteve ne Gjykatat e Kosoves
arsim (03.09.2010 06:09)
 

JnK  |  Set as Homepage  |  Autorët  |  RSS  |   | 

Adresa: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel & Fax: +381 38 22 44 98
Copyright © 2009 Jeta në Kosovë, BIRN