mbylle
14.07.2009, E Martë
GJENDJA DHE PROBLEMET NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS: Raport analitik i hulumtimit mbi problemet dhe cilësinë e studimeve në Universitetin e Prishtinës

Po bëhen tashmë dhjetë vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës (UP) ende vazhdon të vuajë nga një varg problemesh të ndryshme, si rezultat i të cilave kualiteti i studimeve në UP vazhdon të mbetet i pakënaqshëm.

Për këtë arsye, BIRN-i ka vendosur që të bëjë një hulumtim, i cili ka një mostër përfaqësuese, gjithëpërfshirëse, dhe i cili trajton problemet praktike të studentëve. Të dhënat nga hulumtimi tregojnë se problemet më të mëdha në UP (nga këto që ka mbuluar ky hulumtim) janë mosimplementimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e punës praktike, mungesa e literaturës adekuate të studimeve, vlerësimi joobjektiv i mësimdhënësve dhe raportet jo të mira studentëprofesorë.

Përveç këtyre problemeve, studentët kanë shprehur shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre edhe në lidhje me mosrespektimin e orarit të ligjëratave, të provimeve dhe orarit të konsultimeve nga profesorët, mosofrimin e syllabuseve nga ana e profesorëve, për mungesë të bibliotekave nëpër fakultete dhe mosfurnizimin e mjaftueshëm të tyre me libra të nevojshëm, për përfaqësim jo të mirë të studentëve, për shërbime jo të mira administrative dhe joefikase, për pamundësinë e vazhdimit të studimeve të nivelit master etj.

Të dhënat e hulumtimit nxjerrin në pah dhe e konfirmojnë prezencën e disa fenomeneve absolutisht të papranueshme, siç është obligimi për blerjen e librit nga ana e profesorëve, hakmarrja e profesorëve me rastin e vlerësimit, sjellja jo e mirë e profesorëve me studentë, duke filluar nga sjelljet mospërfillëse e deri tek sjelljet nënçmuese, fyese e kërcënuese karshi studentëve. Megjithatë, të dhënat sygjerojnë se disa fenomene e sjellje të shëmtuara janë cilësi e një numri jo shumë të madh të profesorëve, përderisa disa papërgjegjësi të tjera janë prezente tek një numër i madh i profesorëve. Hulumtimi është bërë përmes një pyetësori, i cili është shpërndarë tek 350 studentë të UP-së, të të gjitha njësive akademike - fakulteteve të UP-së. Përndryshe, UP-ja është themeluar në vitin 1969 dhe është universiteti i vetëm publik në Kosovë. Aktualisht numëron rreth 31 mijë studentë (Baçelor, Master dhe Doktoratë). Numri i atyre që punojnë në UP është rreth 2000, prej të cilëve rreth 1600 janë staf akademik, ndërsa pjesa tjetër janë punëtorë administrativë. Në kuadër të këtij universiteti janë 17 njësi akademike apo fakultete, të cilat janë të shpërndara nëpër shtatë qendrat kryesore të Kosovës, por numri më i madh i tyre gjendet në Prishtinë.

  <<< Kthehu prapa   |   Shtyp këtë artikull   |   Dërgo me email   |   A   A   A

Komentet e vizitorëve : Komentet e listuara më poshtë paraqesin mendime dhe opinione të anëtarëve të webfaqes, në asnjë mënyrë ato nuk paraqesin qëndrimin zyrtarë të JnK-së.
Ky material qe un lexova i perfillet nje te vertete e cila tanime është aktuale në Up Un jam student ne vitin e dytë, departamenti: Banka ,financa dhe kontabilitet. E verteta është se studentet gjithmonë kan veshtersi te natyrave të ndryshme,por keto probleme po na percjellin dita ditës dhe nuk ka asnje shenjë permirsimi qofë të kushteve dhe të jetës studentore . Këto probleme tanimë janë aktuale ne Fakultetin ekonomik në veqanti :Hapsir të pamjaftushme që i pergjigjet numrit të regjistruarve ,duhet te keni parasysh qe nuk ka salla te mjaftushme per vijimin e oreve të ligjeratave ,e as mbajtjen e provimeve me rregull .Nuk ka banjo adekuate edhe ato qe jan i japin një imazh te keq fakultetit .nuk ka kushte më elementare për zhvillimin e studimeve aty .Këto që po i them jan te gjitha qe mund te vertetohen , e sa i perket Profesorve ata meritojnë qe mos të jenë pjes e up-s ,sepse mendojnë se japin dijen e viteve të hershme .
Gramozi (25.10.2009 07:28)
 

JnK  |  Set as Homepage  |  Autorët  |  RSS  |   | 

Adresa: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel & Fax: +381 38 22 44 98
Copyright © 2009 Jeta në Kosovë, BIRN