|
JETA në KOSOVË |
Përmbledhje ekzekutive
Një nga fushat më të ndjeshme dhe më problematike në Kosovë është sistemi shën-detësor.
Me gjithë investimet e bëra në renovimin e objekteve të institucioneve shën-detësore, problemet kane mbetur të njëjta nga viti në vit.
Monitorimi i bërë nga BIRN-i i të gjitha institucioneve primare, sekondare dhe terciare (QKUK) shëndetësore në: Pr-ishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Klinë, Deçan, Istog dhe Vushtrri ka nxjerrë në pah se, përveç mungesës së ilaçeve, mungesës dhe mosfunksionimit të pajisjeve mjekësore, problem i vazhdueshëm mbesin shërbimet jo të rregullta të per-sonelit shëndetësor, vonesat në ofrimin e shërbimeve pacientëve, angazhimi i per-sonelit mjekësor në institucione publike edhe në ato private, udhëzimet e pacientëve për në klinikat private edhe në rastet kur institucionet publike shëndetësore mund të ofrojnë shërbimet e kërkuara, korrupsioni në format e ndryshme etj.
Pacientë të shumtë kanë thënë se në shumicën e rasteve presin gjatë për shërbimet mjekësore për shkak se mjekët nuk vijnë me kohë në punë, sepse ata zgjasin pauzat e tyre, apo sepse në orarin e tyre zyrtar të punës punojnë nëpër klinika private. Shumë pacientë dhe të afërm të tyre kanë pohuar se janë udhëzuar nga mjekë të institucioneve publike shën-detësore për të shkuar në klinika private për shërbime mjekësore edhe në rastet kur këto shërbime kanë mundur të merreshin në institucionet shëndetësore publike. Në disa raste ata kanë pohuar t'i kenë dhënë të holla stafit mjekësor për shërbimet e ofru-ara, megjithëse shërbimet mjekësore në institucionet publike shëndetësore janë falas. BIRN-i ka parë se në shumë raste aparaturat nëpër institucionet publike janë të pr-ishura, ndërkaq burime të ndryshme brenda këtyre institucioneve kanë treguar për neglizhencën e stafit për riparimin e tyre. Një gjë e tillë ka ndikuar që pacientët t'u drejtohen klinikave private, ku duhet të paguajnë shuma të mëdha të hollash. Të gjithë këta faktorë kanë ndikuar që kënaqshmëria me shërbimet shëndetësore, sipas hu-lumtimeve të bëra, të jetë nën 30 për qind1.
Metodologjia
Gjatë periudhës mars 2008 - nëntor 2009, BIRN-i ka bërë monitorimin sistematik të in-stitucioneve shëndetësore, përfshirë QKUK-në, spitalet rajonale dhe QMF-të në këto komuna: Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Klinë, Deçan, Istog dhe Vushtrri. Monitorimi përfshin intervistat me pacientë, të afërm të tyre, drejtues të institucioneve private dhe stafin shëndetësor. Në periudhën e monitorimit përfshi-hen 400 intervista me palët e lartpërmendura.
<<< Kthehu prapa | Shtyp këtë artikull | Dërgo me email | A A A
![]() |
|
Je e mrekullueshme te lumte...!!! Per derisa kandiduesit perqahen se si do ta fitojn mandatin e tyre te ardhshem,pse nuk doli asnje nga kandiduesit qe te japin premtimet qe duhet ti japin popullit te kosoves...? S.p.sh. si pike e pare qe te rregullojne punen e Shendetit,Arsimit te Pensionereve, Invalideve te luftes,Papunesin etj. Gjerat elementare qe i perkasin ndihmes ne popullsi e jo te miren me Urbanizmin,Transportin e gjera te tjera qe nuk eshte shume e rendesishme aq sa qe po japin premtime per gjera qe jan probleme te medha po por kryesorja eshte ne pytje popullata e mandej te tjerat...!!! Si mos te japin ato Premtime per urbanizem kur parat me te medha dhe hajnit me te medha gjinden mu ato pike qe po i cekin kandidatet...merre me mend kerkund ne BOTE nuk ka Rruge te ndertuara prej Graniti...po ajo eshte vetem ne Kosve...sepse siq ka qene edhe fjala qe te jipen 10.000.000 euro ateher D.M.TH. se nese jane vjedh 1% prej atyre parave jane 100.000 euro...!!! me te vertet Jeta njerzit nuk po i mendojn gjerat... Te lumte je shume e mire dhe nje nder emisionet me te percjellura eshte emisioni i Juaj...!!! Me respekt te madh ndaj juve Zonj. JETA ju pershendes dhe deshiroj suksese ne karieren dhe punen e juaj... TUNG... Goni Agroni nga Suedia (29.10.2009 12:12) |
![]() |
![]() |
|
kishte mu kon ma mir kosova pa zt.alush gashin se kosova ne shendetesi me te esht tu shku ngul te posht.faleminderit per mirkuptim neki (29.01.2010 09:26) |
![]() |
![]() |
|
Me profesion jam mjek i përgjithshëm. Në Kosovë është bërë problem marrja e specializimit, përkundër notës mesatare të lartë, përkundër suksesit të lartë në testin për specializim. Në Kosovë nuk çmohet dituria, nuk shikohet nota mesatare e studimeve, nuk vlerësohen poenat e testit për regjistrim në specializim, por favorizohet i padituri, i cili e ka dikend prapa vetes, ai i cili e korrupton dike ne Ministrinë e Shëndetësisë apo në Qeveri. Më shpejt mund ta marrësh specializimin në çdo vend tjetër, sesa në Kosovë. Kjo tregon se kah po shkon Kosova... ARSIMI (28.10.2009 03:44) |
![]() |
![]() |
|
OJ JETA TE LUMT SE MIR PO JA BON VALLA QETYNE QE DOJM ME FLUTURU PA KRAH SE SJAN KA E DIN HIQ SE NJE TOK OSHT KA I MBAN PERSHENDETJE NGA FERIZAJ JE SHUM E BUKUR TI KALONI MIRE XHULI (21.10.2009 06:47) |
![]() |
![]() |
|
tung njerzi ish kan interesant me dit se qfar produkte made in kosova perdoren ne parlament . edhe a kan ba mene shipart nejher pse makiatot neper kafiterit e kosoves ndreqen me qumsht t`shkive apo sa njerit i intereson se qfar qumshti perdoret per makiato ne kosvë dikun 1 miljon liter qumsht ne vit vetem per Makiato ne Kosove 200 Lope i kshyr dikush ne shkini veq per kosoven selam muki
PS:Pse mendojn populli se senet e shkive jan ma tmira Muki (21.03.2010 09:58) |
![]() |
![]() |
|
Ju pershendes,une jam nje shikuese e regullt e emisionit tuaj, me pelqen shume. Dhe sa per shendetesine ne kosove kisha me thene se nuk ka drejtesi ne shendetesi, por veq korrupcion, diskriminime, padrejtesi,,,,. liza (20.09.2009 09:21) |
![]() |
![]() |
|
une dota shes veshken sepse me duhen parte urgjentisht mete (20.03.2010 03:16) |
![]() |
![]() |
|
pytje per zotrit qe kandidojn per kryetar . qka dot te ndermarrin me problemin e transportev te renda qe udhtojn neper mes te qendres e qe shum jetra te njerzve imurr ky problem i transportit te rend pra esht fjala per suharek adem yeziu (16.10.2009 10:47) |
![]() |
![]() |
|
pershendetje nga une jeni te mrekullushem,dhe ju pergezoj per te gjitha emisionet e juve.une kisha dasht ta boj nje lutje nga ju qe ne ket koh ne kto dit ti vini dhe te monitoroni rentgen kabinetin ku kryhen rasten emergjente,me ardh edhe me monitoru qe ne qfar gjendje ponetoret shendetesor punojn ne ate objekt,ne aso kushte te punes nuk punohet as ne vendin me te prapambetur te punes e leje ne qe jemi shtet,edhe nje her po them ju kisha lutur qe te vini ne kto ditet ne vijim edhe te shihni se ne qfar kushte punojn punetoret shendetesor ne ket rentgen kabinet kushtet jan sikur ne nje shtall lopesh,edhe ne ate vend mbrenda 24 oreve kujdestari kryhen deri ne 100-130 pacienta,edhe kushtet minimali nuk jan per ta kryer ate pun kjo gjendje esht qe disa vite,edhe nga kerkesat tona qe te punojn ne ket drejtim kemi hasur vetem ne ksi fjal,nese doni te punoni punoni nese jo lejeni punen se ka njerez sa te duash qe jan ka presin me ardh,edhe ne pyetjet tona drejtuar udheqesve tan me konkretisht kryetiknikut ton se djalin tend ae len me punu ne kto kushte ai esht pergjigjur qe jo,ngase sjemi djemt ose vajzat e udheheqeve ateher jemi te denuar ne ket menyr.
mos ta zgjas me shum ju kisha ftur qe te merrni kameren edhe te monitoroni ne ate vend ne rentgen te emergjences ju falemderit shum edhe shpresoj qe do te vini.
postuar me daten 16.02.2010.
urime pavaresia
pershendetje redaksis suaj jeni me te miret besim (16.02.2010 11:12) |
![]() |
![]() |
|
I nderuar Arsim (mjek i pergjithshem) me e dit ti po i dobet je ne krahsim me mjeket e Evropes, kurr specializim nuk kishe lyp askund edhe nuk e di qka te duhet specializimi kur dihet shum mir se i vetmi cil qe e kan mjeket e Kosoves eshte shfrytezimi maksimal i popullsis se varfer mund te them se 70% te mjekve kosovar kane Energji kriminele. Ate shum te parave qe e fitojn mjeket e kosoves nga populli qe ju duhet shpesh te shesin gjera me vleft nuk mund ta paramendosh me mend, jetoj ne Gjermani edhe pacienti e ka statusin pacient e jo viktim si ne KS. Pra jeni te dobet, Kriminel, marre ju qoft, krejt dallavere i keni ato specializime se as pak nuk dini per lamin e juaj. Ylberi (10.11.2009 07:34) |
![]() |
![]() |
|
kishte me qene mire qe te hulumtohej pak ne trafikimin e organev njerzore kryesisht trfikimi i veshkeve ne kosove sepse ne evrop kjo pune eshte bere e njohur se ne kosove per 80000€ njeriu e blen nje veshke ne spitalin turk apo mund ta shes veshken per 30000$ .
hiq me larg se dje pash nje emision (ne kanalin m6 ne france ) se nje ukrainas kishte shitur veshken e vet dhe operacioni ishte bere ne prishtine , siq thoshte ai "sepse atje nuk ka problem"
pra jeta ju kisha lut qe te hulumtoni pak ne at drejtim sepse jan akuza te renda keto qe po behen ne emer te Kosoves ardian Istrefi (09.12.2009 11:17) |
![]() |



RSS |