mbylle
15.07.2010, E Enjte
Jeta në Kosovë debaton për ligjin e OJQ-ve dhe punën e Parlamentit të Kosovës

Sonte Jeta në Kosovë transmeton debatin për ligjin e OJQ-ve, debatin parlamentar për punën 6 mujore të Kuvendit të Kosovës si dhe reportazhin për çerdhen e vetme publike në Prizren.

Pse po ndryshohet ligji për organizatat joqeveritare? A ka pasur presione për këto ndryshime? Kush po e kërkon transformimin e OJQ-ve mikrofinanciare? Si do të reflektojë ky transformim tek donatorët? A janë në përputhje me parimet evropiane të sektorit të shoqërisë civile ndryshimet në këtë ligj?

Mysafirë të Muhamet Hajrullahut në studio do të jenë:

Besim Kajtazi - drejtor i zyrës ligjore, nga Zyra Kryeministrit,
Sylejman Gashi - drejtor i departamentit ligjor, Ministria e Administratës Publike,
Shkëndije Himaj - zyrtare kryesore për mbikëqyrje financiare, Banka Qendrore e Kosovës,
Taulant Hoxha - koordinator i programit për zhvillim të shoqërisë civile, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile - KCSF
Ferdinand Nikolla - drejtor ekzekutiv, Forumi për Iniciativa Qytetare - FIQ

Ndërsa në debatin e dytë, gazetari Muhamet Hajrullahu pyet nëse kuvendi i ka përmbushur obligimet që i ka miratuar në fillim të këtij viti.

Sa ka qenë efektiv kuvendi në gjashtë mujorin e parë? Cilat janë të gjeturat e monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për këtë periudhë? Cilat janë parregullsitë që po e përcjellin punën e Kuvendit? Si reflektohen këto votuesi? Sa po merren parasysh kritikat për punën e Kuvendit?

Për të diskutuar për këto, mysafirë në studio do të jenë:

Bahri Hyseni - deputet nga PDK dhe kryetar i Komisionit për Legjislacion,
Armend Zemaj - deputet nga LDK,
Gjylnaze Syla - deputete nga AAK,
Driton Selmanaj - nga Instituti Demokratik i Kosovës

Gjatë debatit gazetari Alban Selimi pyet deputetët dhe monitoruesit e Kuvendit të Kosovës se sa janë përmbushur obligimet dhe sa ka qenë efektiv ky institucion.

BIRN transmeton edhe reportazhin nga gazetarja Edona Musa e cila flet për vlerësimet e Institutit Demokratik të Kosovës për aktivitetin e deputetëve në periudhën korrik - dhjetor 2009.

Ndërsa në fund gazetari Petrit Kryeziu tregon se pse çerdhja "Yllka" në Prizren nuk ka statut të qartë dhe ka borxh prej 80 mijë eurosh.

 

  <<< Kthehu prapa   |   Shtyp këtë artikull   |   Dërgo me email   |   A   A   A

 

JnK  |  Set as Homepage  |  Autorët  |  RSS  |   | 

Adresa: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel & Fax: +381 38 22 44 98
Copyright © 2009 Jeta në Kosovë, BIRN