mbylle
22.07.2010, E Enjte
Jeta në Kosovë diskuton për opinionin këshillëdhënës të GJND-së

Sonte, Jeta në Kosovë drejtpërdrejtë do të diskutojë për opinionin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Çfarë do të jetë mendimi i GjND-së? Si do reflektojë kjo në njohjen e shtetit të Kosovës? A ka strategji pala kosovare për të ardhmen? Çfarë thonë partitë politike në vend e çfarë shoqëria civile? Cilat do të jenë përshtypjet e para?

Për të diskutuar për këto tema në emision të drejtpërdrejtë, mysafirë të Muhamet Hajrullahut do të jenë:

Jakup Krasniqi- Kryetar i Kuvendit të Kosovës;
Arsim Bajrami - Profesor i së Drejtës Kushtetuese
Blerim Shala - Nënkryetar i AAK-së dhe
Haki Abazi - Fondacioni i vëllezërve Rockefeller

Gjithashtu ndiqeni intervistën me Ivan Vejvoda njërin ndër pak persona me shumë ndikim në opinionin serb.

Ndërsa, gazetari Alban Selimi ka përgatitur një reportazh hulumtues. Si u konsumuan 10 mijë doza të paracetamolit pa materie aktive nga fëmijët kosovarë? Si ndodhi që për nevoja të listës esenciale, Ministria e Shëndetësisë blenë sherbet në vend të paracetamolit? Kush duhet të përgjigjet për këtë, apo zyrtarët e ministrisë janë të paprekshëm në raste të këtilla?

Ndërkaq në reportazhin tjetër, Faton Ademi flet për ujërat e zeza që e kanë kapluar një lagje në Mitrovicë.

Jeta në Kosovë çdo të enjte në 20:20 dhe repriza të nesërmen në mesditë.

 

  <<< Kthehu prapa   |   Shtyp këtë artikull   |   Dërgo me email   |   A   A   A

 

JnK  |  Set as Homepage  |  Autorët  |  RSS  |   | 

Adresa: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel & Fax: +381 38 22 44 98
Copyright © 2009 Jeta në Kosovë, BIRN