mbylle
28.07.2010, E Mërkurë
Jeta në Kosovë debaton për mbajtjen e shamisë në shkollat publike

Këtë të enjte Jeta në Kosovë diskuton për mbajtjen e mbulesës në institucionet publike.

Kë po e pengon bartja e shamisë? Në çka bazohen urdhëresat administrative? A qëndron dikush prapa femrave të mbuluara? A është shkelje e të drejtave të njeriut moslejimi i bartjes së shamisë në shkolla publike?

Për të folur pak më mençur për këtë temë, të ftuarat e Edona Musës në studio do të jenë:

Besa Ismaili - Ahmeti,
Fehmije Gashi - Bytyçi,
Zana Beqiri,
Xheraldina Pufja - Rexhepi.

Në vazhdim, Jeta në Kosovë transmeton intervistën e Jeta Xharrës me Noell Mallkollmin, njëri ndër historianët edhe shkrimtarët më të njohur britanik, njëherësh autor i librit Kosova: Histori e Shkurtër që e zgjoi opinionin botëror për rrethanat që çuan në luftërat e viteve 1990. Mallkollmi flet për historinë e Kosovës dhe për problemet e identitetit në rajon.

Në kuadër të emisionit, BIRN transmeton reportazhin e hulumtuesit Faton Ademi për mosunifikimin e certifikatave gjyqësore në Kosovë.

  <<< Kthehu prapa   |   Shtyp këtë artikull   |   Dërgo me email   |   A   A   A

Komentet e vizitorëve : Komentet e listuara më poshtë paraqesin mendime dhe opinione të anëtarëve të webfaqes, në asnjë mënyrë ato nuk paraqesin qëndrimin zyrtarë të JnK-së.
DU TE PERGJIGJEM NE NJEREN NGA PYTJET QE JANE BER MBREM NE EMISJON SE A QENDRON DIKUSH MBRAPA ATYRE FEMRAVE QE JAN TE MBULUARA>? DHE A PAGUHEN ME PARE>?? e thjesht eshte kjo pergjigje.... MERRNI PASURI SA TE DESHIRONI KREJT BUGJETIN E KOSOVES EDHE AFRONJU CILES DO FEMER QE E SHIHNI ME MBULES EDHE KERKONI PREJ SAJ TE HJEK SHAMIN SI KUNDER SHPERBLIM TE GJITH BUGJETIT TE KOSOVES EDHE DO TA MERRNI PERGJIGJEN E DUHUR... SE A DO TA HJEK APO NUK DO TA HJEK PRA SE A EKA VNU PER PARE E PASURI SHAMIN APO E KA BER SE EKA KRY OBLIGIMIN NDAL ZOTIT.
Davet Citaku (31.07.2010 12:51)
Urime per debatin dhe emisionin! urime per musafiret! BIRN me i miri!bravo per permbajtjen dhe kuptimin shumedimensional!
Jeton (30.07.2010 03:57)
 

JnK  |  Set as Homepage  |  Autorët  |  RSS  |   | 

Adresa: Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel & Fax: +381 38 22 44 98
Copyright © 2009 Jeta në Kosovë, BIRN