Jeta në Kosovë diskuton për barnat e regjistruara me dokumente false

Sonte Jeta në Kosovë, transmeton një reportazh hulumtues të gazetarit Alban Selimi, i cili tregon se si janë regjistruar në Kosovë barna të Serbisë me dokumente false. A janë këto barna të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve?

Ndërsa Muhamet Hajrullahu ka hulumtuar se në çfarë gjendje janë deponitë e mbeturinave. A ka rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve nga mosmenaxhimi mirë i këtyre deponive?

BIRN transmeton edhe reportazhin që tregon se çfarë problemesh me pronë kanë disa banorë të fshatit Tërstenik të Drenasit.

Gjithashtu ndiqni reportazhin e gazetares Edona Musa, që tregon se pse komuna e Junikut nuk i respekton vendimet e gjykatës për punëtorët e larguar?

Ndërsa, krejt në fund ndiqni reportazhin se si po shkon riatdhesimi i qytetarëve kosovarë të kthyer nga shtetet evropiane.