Jeta në Kosovë diskuton për integrimin e komuniteteve

Sonte emisioni Jeta në Kosovë diskuton për integrimin e komuniteteve në institucionet e Kosovës, avancimin e të drejtave të tyre si dhe për shpërbërjen e institucioneve paralele në Kosovë.

Sa janë të integruar komunitet në shoqërinë kosovare? Si funksionon komuna e Graçanicës? Cilat janë problemet e komuniteteve në fushën e arsimit dhe shëndetësisë? Pse komuniteti goran në komunën e Dragashit refuzon të marr pjesë në sistemin e arsimit të Republikës së Kosovës? Kur do të shuhen strukturat paralele?

Për të diskutuar për këto çështje dhe të tjera në lidhje me temën, mysafirë të Muhamet Hajrullahut në studio do të jenë:

Bojan Stojanoviq, kryetar i Komunës së Graçanicës,
Sadri Ferati, Ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal,
Rada Trajkoviq, drejtoreshë e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gracanicë dhe përfaqësuese serbe,
Nenad Maksimoviq, drejtor i Qendrës për Paqe dhe Tolerancë.

Në kuadër të debatit, BIRN gjithashtu do të transmetoj reportazhin televiziv i cili flet për goranët në komunën e Dragashit, të cilët përdorin planprogramet e Republikës së Serbisë në shkollat e tyre.

Pas kësaj, ne një reportazh tjetër, gazetari Alban Selimi tregon se si po pësojnë pacientët rahovecianë për shkak të mosmarrëveshjeve brenda Qendrës së Mjekësisë Familjare në Rahovec.