Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Ferizaj, gjobë nga 500 euro dhe heqje e patentës për 12 muaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor sot, më 08.05.2024, rreth orës 02:40, në rrugën “Rexhep Bislmi” në Ferizaj, ka ndaluar dy shoferë, B.Z. i moshës 29-vjeçar dhe E.B. i moshës 22-vjeçar, të cilët me veturat e tyre po bënin gara të shpejtësisë, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Sipas njoftimit, Policia u ka shqiptuar nga një gjobë kundërvajtëse sipas Ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 12 muaj.

Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj u ka bërë thirrje shoferëve të automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.

Sipas Policisë, veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë dhe ta njoftojnë për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion qoftë në stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192, 0290/326-250 & 0290/322-406.