Edona Musa

Edona Musa merret me gazetari që nga viti 2001 duke punuar në disa media të shkruara kosovare ku ka trajtuar tema sociale dhe shëndetësore. Që nga viti 2003 deri në 2008 Musa ka punuar në gazetën e përditshme “Zëri”, ndërkohë që ka qenë bashkëpunëtore në agjencinë e lajmeve “KosovaLive”, në të përjavshmen “Zëri javor”, në revistën “Zana” dhe së fundi në gazetën “Kosova Sot”.

Musa ka diplomuar në Shkollën e Lartë të Gazetarisë “Faik Konica”, në Prishtinë në vitin 2002.

Musa është shpërblyer me vendin e dytë për storien më të mirë në vitin 2009 nga Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës.

Ajo iu bashkua ekipit të BIRN-it në Kosovë në prill të vitit 2009 si monitoruese-gazetare për sektorin e shëndetësisë, ndërsa tani punon në cilësinë e gazetares hulumtuese pë emisionin Jeta në Kosovë,të cilin edhe e moderon kohë pas kohë.