Jeta në Graçanicë
Të mërkurën nga ora 22:00, do të ndiqni debatin komunal “Jeta në Gracanicë”.
Kryetari i komunës Bojan Stojanoviq flet përballë qytetarëve dhe opozitës të kësaj komune. Sa i ka realizuar premtimet që i ka dhënë kryetari i komunës së Gracanicës?
Ndërsa të enjten nga ora 20:30 ndiqni debatin komunal “Jeta në Mitrovicë”.
Kryetari i komunës Avni Kastrati, përballë opozitës dhe qytetarëve përgjigjet se sa i ka realizuar premtimet që i ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore. Çfarë thotë opozita për transparencën dhe buxhetin komunal.
Ndërsa të premten nga ora 22:00 do të ndiqni debatin komunal “Jeta në Ranillug”.
Kryetar i komunës Gradimir Mikiq përgjigjet në pyetjet e qytetarëve, shoqërisë civile dhe opozitës se sa i ka realizuar premtimet që i ka dhënë?
BIRN gjithashtu transmeton edhe reportazhe për secilën komunë që analizon se sa i ka përmbushur premtimet që i ka dhënë kryetari i komunës.