Antony Blinken. Screenshot: Kryeministria/Facebook

G7 dënon sulmin 'e paprecedentë' të Iranit ndaj Izraelit, thotë Blinken

Sekretari amerian i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se Samiti i G7-ës e dënon sulmin “e pashembullt” iranian ndaj Izraelit, duke vënë në dukje se sipas Blinken, ai ishte “i paprecedentë” si në përmasa ashtu edhe në shkallë, raporton media britanike BBC.

Ai vazhdon të theksojë se SHBA-ja ishte e përkushtuar ndaj sigurisë së Izraelit dhe uljes së konfliktit më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Blinken thotë se G7-a është gjithashtu e përkushtuar për të kërkuar llogari nga Irani, duke vënë në dukje se qeveria amerikane njoftoi të enjten (18.04.2024) më shumë sanksione ndaj Teheranit.

“G7 do të miratojë më shumë sanksione në ditët në vijim” – shton kryediplomati amerikan.

Një raketë izraelite e ka goditur Iranin, i kanë thënë dy zyrtarë amerikanë partnerit amerikan të BBC-së, CBS News, më 19.04.2024.

Mediat shtetërore iraniane citojnë raporte të pakonfirmuara për shpërthime në provincën qendrore të Isfahanit, por kanë minimizuar raportet për një sulm. Izraeli nuk ka komentuar zyrtarisht ngjarjen.

Kryeqyteti iranian, Teherani ka pohuar se ishte hakmarrje për një sulm ajror të supozuar izraelit në konsullatën e tij në Siri më 01.04.2024 në të cilin u vranë 13 persona./BBC

Përgatiti: Emirjeta Vllahiu