Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

1357 gjoba trafiku në rajonin e Gjilanit për pesë ditë

1 mijë e 357 gjoba janë shqiptuar nga Policia e Kosovës për kundërvajtësit në trafik gjatë kësaj jave (22.03.2024 – 28.03.2024) në rajonin e Gjilanit i cili përfshin 7 komuna.

Në kuadër të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ Policia e Kosovës në këtë rajon ka shqiptuar ndaj 19 shoferëve masën e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik; për 19 aksidente me dëme materiale ka nisur hetim.

Hetim ka nisur edhe për 7 aksidente me të lënduar.

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit, për pesë ditë, gjobiti edhe 13 këmbësor të cilit janë takuar duke kaluar rrugën jashtë vendkalimeve të shënjuara dhe ngasësit e automjeteve që janë hasur duke mos respektuar përparësinë e kalimit për këmbësorët në vendkalimet për këmbësor.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe rregullat në trafik.