Ilustrim

'Vrasja e rëndë në tentativë' në Drenas, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për një rast të vrasjes së rëndë në tentativë e cila kishte ndodhur më 26.03.2024 në Drenas.

Arrestimi i dy të dyshuarve ka ndodhur dje, më 28.03.2024 dhe tek njëri nga ta është konfiskuar një pistoletë që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Policia ka thënë se me vendim të prokurorit,  dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu është njoftuar se rasti është iniciuar si ‘vrasje e rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje’.

PK në raportin fillestar kishte thënë se të përfshirë në rast kanë qenë katër persona të cilët patën një mosmarrëveshje me njëri tjetrin.

Gjatë zhvillimit të situatës, njëri nga këta persona kishte shtënë me armë zjarri dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes PK kishte thënë se janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja, një thikë dhe një shufër metalike.