Çka deklaroi si pasuri kryeministri Albin Kurti në Agjencinë Kundër Korrupsionit?

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një banesë 67 metër katrorë në emër të bashkëshortës, e blerë përmes kredisë në vitin 2018 në vlerë 400 mijë euro.

Kurti ka deklaruar se posedon para të gatshme në bankën NLB 1,550 euro si kursim nga paga, derisa në bankën DNB në Norvegji 2, 500 euro në pronësi të bashkëshortes.

Kryeministri në deklarimin e pasurisë ka theksuar se paguan qira mujore të shtëpisë, 250 euro.

Derisa, për banesën në emër të bashkëshortes e blerë me kredi dhe kursime në vitin 2018, ka kredi të mbetur 220 mijë euro.

Albin Kurti ka të ardhura vjetore 19 mijë euro përmes listës së pagave.

Kurse, bashkëshortja e tij në Norvegji ka të ardhura vjetore 528 mijë krone norvegjeze apo 44 mijë e 926 euro nga punëdhënësi “NUPI”.

Deklarimin e pasurisë së kryeministrit Kurti mund ta gjeni këtu.