Ilustrim

I armatosur e i maskuar dyshohet se hyri të kryente grabitje në Ferizaj, mirëpo nuk gjeti para

Me maskë të vendosur e nën kërcënimin e armës një person dyshohet se hyri në një lokal në Ferizaj për të kryer një grabitje.

Sipas Policisë së Kosovës i dyshuari depërtoi deri në vendin ky kryhen pagesat, mirëpo aty nuk gjeti para.

Pas kësaj, Policia tha se i dyshuari më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është raportuar nga një ankuese në Polici dje, më 28.03.2024 në 09:40h dhe është iniciuar si “Grabitje”.

Policia njoftoi se konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.