Mjet i dyshimtë te "Rruga B" | Foto: Kallxo.com / 17.02.2024

I arrestuari mbrëmë është i dyshuari për rastin e vendosjes së eksplozivit në veturë në "Rrugën B”

Policia ka njoftuar sot se mbrëmë (24.04.204) ka arrestuar një të dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë, rast i cili ka ndodhur më 17.02.2024, në Prishtinë.

Siç mëson KALLXO.com bëhet fjalë për rastin ku një eksploziv ishte vendosur në një veturë në “Rrugën B”.

Sipas njoftimit të Policisë, mbrëmë, më 24.04.2024, zyrtarët e Njësisë së hetimeve të përgjithshme në bashkëpunim edhe me Policinë e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës kanë arrestuar të dyshuarin.

Arrestimi i të dyshuarit K.K., 34-vjeçar, Policia tha se erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të specializuara operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.

“Përderisa policia po punon në mënyrë aktive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndaj të dyshuarit me autorizimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë në Tentativë” – thuhet në njoftim.

Tutje u tha se i dyshuari me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërgua në qendrën e mbajtjes për 48 orësh.

VIDEO – Policia mbyll ‘Rrugën B’ për shkak të një mjeti të dyshimtë

Arrestohet i dyshuari për vrasje të rëndë në tentativë që ka ndodhur në “Rrugën B”