Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Aksident mes katër veturave në Veternik, lëndohen dy persona

Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mes katër veturave në Veternik në Prishtinë.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka thënë se më 26.04.2024, në ora 08:15 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, respektivisht në Veternik.

Ai njoftoi se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.