Policia shoqëroi 19 persona lëmoshëkërkues, 12 prej tyre të mitur

Policia e Kosovës në Prishtinë ka njoftuar se janë duke vazhduar aktivitetin e tyre për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë.

Sipas një njoftimi zyrtarë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë që nga data 06.04.2024 ka filluar aksionin për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë.

Policia tha se gjatë këtij aksioni zyrtarët policor kanë bërë identifikimin dhe shoqërimin në stacionet policore të 19 personave prej të cilëve 12 fëmijë.

Tutje është thënë se intervistimi i personave është bërë në prezencën e zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale dhe njësive kompetente.

Policia ka thënë se në bashkëpunim me organet kompetente po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale.

Po ashtu është njoftuar se ndaj personave të rritur janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje.