Burgu në Dubravë - Fotografi nga arkivi. FOTO: Bujar Tërstena/REL.

Austria planifikon të sjellë të burgosur në Kosovë, ngjashëm si Danimarka

Qeveria austriake dëshiron të mundësojë transferimin e të burgosureve nga vendet jashtë BE-së për kryerje të dënimit në Kosovë, plan ky i ngjashëm më atë të Danimarkës që tashmë është në proces të marrjes së qelive me qira në burgun e Gjilanit.

Ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner, diskutoi idenë me ministrin danez të Drejtësisë, Peter Hummelgaard, më 07.05.2024, raporton Politico.eu

“Qendrat e mbajtjes si ato që planifikohen nga Danimarka në Kosovë janë gjithashtu pjesë e planit të Kancelarit Federal Karl Nehammer”- tha Karner.

“Ne duam që të intensifikojmë bashkëpunimin edhe më tutje mes vendeve tona në fushën e sigurisë dhe luftën kundër krimit të organizuar” – ka thënë Karner.

Në dhjetor 2021, Danimarka nënshkroi marrëveshje me Kosovën për marrje të qelive me qira në burgun e Gjilanit për një periudhë mbi 10 vite në këmbim të 210 milionë eurove.

Udhëheqësit dhe gardianët në Burgun e Gjilanit do të jenë nga shteti i Danimarkës dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Ky projekt nuk ka nisur ende të zbatohet pasi nevojitet edhe ratifikim nga ana e Parlamentit të Kosovës.

Derisa, më 25.04.2024 u raportua se deputeti belg, Theo Francken, kishte shprehur idenë e ndërtimit të një burgu në Kosovë për të burgosurit pa dokumente në Belgjikë, fryëzim ky i marrë nga iniciativa e Danimarkës po ashtu.

Në anën tjetër, kritikët thonë se planet për deportim të të burgosurve shkelin rregullat e azilit në BE dhe cenojnë të drejtat e njeriut.

Qeveria miraton traktakin me Danimarkën për shfrytëzimin e qelive në burgun e Gjilanit