62 vite dënim me burgim për grupin e dytë të të akuzuarve për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Gjykata Themelore në Prishtinë, departamenti për të mitur ka vendosur lidhur me grupin e dytë të të akuzuarve për rastin e dhunimit të 11-vjeçares.

Sipas njoftimit të Gjykatës,  B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar nga gjykata, pasi të njëjtit veç e veç kanë kryer veprën penale të dhunimit.

B.RR është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 12 viteve, ndërsa të akuzuarit D.RR, B.S, M.S, F. S dhe M.R janë dënuar në kohëzgjatje prej 10 vitesh, secili veç e veç.

Ndërkaq, G.S është liruar nga aktakuza për veprën penale të dhunimit, ndërsa të pandehurit, D.Rr, F.S dhe E.S janë liruar secili nga aktakuza për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit”.

Të akuzuarve B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S dhe M.R. iu është caktuar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast dhe artikujt i gjeni në këtë LINK.