Ilustrim: Naser Fejza

Gjuajtje me armë afër një pompe karburantesh në Prishtinë, Policia jep detaje

Një gjuajte me armë zjarri është raportuar të ketë ndodhur sonte, më 18.04.2024, në 19:30h në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti, ka thënë se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pompe derivatesh.

“Menjëherë pas marrjes së informatës Policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme” – tha Ahmeti.

Tutje ajo shtoi se bazuar në të dhënat e deritanishme  në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar.

Ahmeti tregoi se hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

Gjithashtu ajo shtoi se prezenca e njërit prej personave të përfshirë në rast është siguruar nga ana e Policisë.