Ilustrim: NASER FEJZA
Moti për sot
26.4.2024 - 08:52
Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.
Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14 deri në 17 gradë Celsius, njofton IHMK.