Presidentja Osmani priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të Alwaleed Philanthropies | Foto: ZPRK

Presidentja Osmani priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të Alwaleed Philanthropies

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në takim Sekretarem e Përgjithshme e Alwaleed Philanthropies, Princeshën Lamia Bint Majed Saud Alsaud, cila udhëheq delegacionin e kësaj organizate që po viziton Kosovën.

Zyra e Presidentes ka njoftuar se Alwaleed Philantropies janë në Republikën e Kosovës për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nën patronatin e Presidentes së Kosovës, ku do të dorëzohet një donacion i rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve tanë në QKUK nga ana e Alwaleed Philanthropies.

Presidentja Osmani ka falënderuar në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës Alwaleed Philanthropies të udhëhequr nga Princi Alwaleed Bin Talal Al Saud, për këtë donacion që do të ketë efekt të jashtëzakonshëm në shëndetin e qytetarëve tanë si dhe ka ofruar bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për realizimin e projekteve të tjera që janë në interes të qytetarëve të Republikës.