Ilustrim

Policia: Mosmarrëveshje në komunikacion, gjuajtje me armë zjarri në Hajvali

Në Hajvali të Prishtinës ka ndodhur një rast i përdorimit të armës.

Sipas Policisë, ankuesi ka treguar se pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, i dyshuari nga një veturë ka shtënë me armë zjarri drejt tij.

Policia thotë se po e heton rastin dhe se në vendin e ngjarjes njësia e hetimeve dhe komteknikët kanë sekuestruar një gëzhojë.

Rasti ka ndodhur në 24-orëshin e fundit në rrugën “Brigada 153” të Hajvalisë.