Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lajçak për Pahorin: Ka njohuri për rajonin, ky është një faktor i rëndësishëm për të si ‘emisar i ardhshëm’

Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për Borut Pahor, i cili po përfolet zëvendësues i mundshëm i Lajçakut në mandatin e radhës.

Emisari i BE-së ka thënë se ish-presidenti slloven e njeh rajonin dhe se është i interesuar për të, faktor ky që sipas tij është i rëndësishëm nëse Pahor e merr pozitën e të dërguarit special të BE-së.

“E kam njohur presidentin Pahor për shumë vjet. Jemi takuar dhe kemi diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor në disa raste, e di se ai është shumë i interesuar në rajon dhe ka njohuri për rajonin. Sigurisht se ky është një faktor i rëndësishëm”, ka deklaruar Lajçak në një intervistë për N1 të Sarejvës.

Lajçak ka theksuar tutje se është logjike që me lidershipin e ri të BE-së, është mirë që një fazë e re e procesit do të fillojë duke theksuar “Kështu që deri më 31 gusht jam plotësisht përgjegjës dhe i përkushtuar për këtë proces”./ Dukagjini