Çka po bën Ministria e Shëndetësisë për të ndaluar shitjen online të barnave?

Gjylferije Zabeli nga Ministria e Shëndetësisë ka thënë se ka pasur shumë raste ku qytetarët kanë raportuar në këtë institucion lidhur me barnat e dyshimta.

Ajo në emisionin “Kallxo Përnime” ka theksuar se këto raste janë proceduar tek organet kompetente.

“MSH-ja ka raste edhe kur pranon informata, shqetësime, ankesa, pyetje, lidhur me produkte të ndryshme farmaceutike. Sipas informatave dhe raporteve që kemi pranuar nga Inspektorati Farmaceutik ka raste që janë adresuar tek organet kompetente për procedurat e mëtutjeshme, pas identifikimit të adresës së burimit të këtyre dezinformatave, Inspektorati bashkë me PK kanë kryer inspektime të veçanta dhe janë marrë masa” – tha Zabeli në “Kallxo Përnime”.

A mjaftojnë komunikatat e MSH-së për vetëdijesimin e qytetarëve për blerjet online të barnave?

“Fatkeqësisht shumë qytetarë u besojnë këtyre dezinformatave që shpërndahen shumë në rrjete sociale, mirëpo për me vu në pah të vërtetën dhe për të ofruar informata sa më të sakta për qytetarët, Ministria ka dalë edhe me komunikata e reagime e njoftime për t’i parandaluar dhe për t’i vetëdijesuar qytetarët” – shtoi tutje Zabeli.

“Ndoshta nuk mjaftojnë vetëm këto që i përmenda por MSH-ja në përputhje edhe me kalendarin e ditëve botërore e javëve botërore të shëndetësisë, bën fushata të ndryshme për me i vetëdijesu qytetarët se si t’i trajtojnë sëmundjet që ata vuajnë”, – tha zyrtarja e MSH-së.

www.kallxo.com