Për tre muaj Policia ua ndaloi mbi 2 mijë shoferëve drejtimin e automjeteve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 2 223 personave u janë konfiskuar patentë shoferët gjatë periudhës kohore janar – mars 2024.

Brenda po të njëjtës periudhë, 5 015 shoferë janë dënuar me pikë negative.

Policia thotë se këto dënime janë shqiptuar ndaj shoferëve që nuk i kanë respektuar rregullat në trafik.

“Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Me këtë rast, Policia ka porositur shoferët të respektojnë rregulla në trafik, duke i paralajmëruar se në të kundërtën mund të mbeten pa patentë shofer.