Mundësi praktike në BIRN

BIRN kërkon një student të interesuar për kryerje të praktikës në këtë organizatë.

Përshkrimi: Praktikanti kryesisht do të ndihmojë në hulumtime dhe çështje administrative në zyre, me mundësi për profilizim në një nga fushat brenda organizatës.
Gjatë kësaj kohe, praktikanti do të ketë mundësi që për së afërmi ta përcjellë punën, të sjellë ide për tema që do të transmetoheshin në emisionin Jeta në Kosovë, si dhe të kontribuojë në përgatitjen e emisioneve.

Përveç kësaj, praktikantit do t’i jepet mundësia për të kontribuar në gazetën dyjavore të BIRN-it, Prishtina Insight, dhe në portalin online Balkan Insight, ku do të mund të shkruajnë artikuj për çështje të ndryshme. Ky proces do të shërbejë si trajnim për zhvillimin profesional të praktikantit.

Përshkrimi i detyrave:

Praktika zgjat 3-6 muaj dhe mbulon shpenzimet ditore.

Kandidatët potencial duhet:

  • Të kenë njohuri të shkëlqyeshme në komunikim gojor dhe me shkrim në shqip dhe anglisht.
  • Të ketë njohuri në MS Windows
  • Të ketë aftësi të mira ndërnjerëzore dhe të punës në ekip
  • Të jetë i hapur për t’i përmbushur detyrat ditore që lindin në zyrën e BIRN-it,
  • Të jetë i hapur për të mësuar dhe për t’u zhvilluar vazhdimisht
  • Të ketë vetëmotivim dhe iniciativë

Kandidatët e interesuar mund ta dërgojnë CV-në dhe një faqe letër motivimi në [email protected].

Afati i fundit për aplikim është të mërkurën më 3 nëntor 2010. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.