Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Dyshon se pronarit ku punon i është vjedhur arma, punëtorja e lajmëron policinë

Një rast i vjedhjes së armës është regjistruar më 27.03.2024 në Prishtinë.

Sipas raportit policor, një grua ka raportuar tek organet e rendit se dyshon që pronarit ku ajo punon i ishte vjedhur arma e tipit “Huglu AV Tufekleri HAWAK 12 GA’’, për të cilën thuhet se posedon leje.

Rasti raportohet se ndodhet në procedurë hetimore.