Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Prizren, dy gra dyshohen se sulmuan të miturin dhe më pas dy policë

Dy të gra janë arrestuar pasi dyshohet se kishin sulmuar një të mitur, dhe më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Rasti ka ndodhur më 23.04.2024 rreth orës 13:20h në Prizren.

Dy të dyshuarat dhe dy zyrtarë policorë, një burrë dhe një grua kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

Rasti është regjistruar si “sulm ndaj personit zyrtar”.