Jeta në Kosovë debaton për SHIK-un

Këtë të enjte Jeta në Kosovë transmeton intervistën me ish-shefin e njësitit financiar në ICO, Andrea Kapusella si dhe intervista individuale me anëtarët e komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Jeta Xharra interviston ish-shefin e njësitit financiar në ICO, Andrea Kapusella, i cili tregon se si arrestimi i guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, ka qenë i motivuar politikisht.

Ndërsa të intervistuarit e Muhamet Hajrullahut janë 3 nga anëtarët e komisionit parlamentar për mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, të cilët komentojnë për Shërbimin Informativ të Kosovës, SHIK-un, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, AKI-në, dhe rolin e këtij komisioni. Të intervistuarit janë:

Burim Ramadani, nga AAK;

Florin Krasniqi, nga Lëvizja Vetëvendosje;

Bekim Haxhiu, nga PDK.

Në fund, gazetarja Edona Musa sjellë parregullsitë në rastin e punëtorëve të Qendrës për Mirëqenien e Gruas në Pejë që u larguan nga puna.