Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Një grua në Skenderaj dhe një burrë në Ferizaj raportohen të zhdukur

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 23.04.2024 janë raportuar dy raste të zhdukjes së personave: njëri në Skenderaj dhe tjetri në Ferizaj.

Sipas njoftimit, në Skenderaj një burrë ka raportuar se një grua më 23.04.2024 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet ende për vendndodhjen e saj.

Ndërsa në Ferizaj një grua ka raportuar se burri ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në të dyja rastet njësitet policore përkatëse janë duke hetuar rastet.