Freedom House: Beteja kundër korrupsionit mbetet sfidë e madhe në Kosovë

raportin e vitit 2024 organizata amerikane “Freedom House” ka vlerësuar se beteja kundër korrupsionit mbetet sfidë e madhe në Kosovë, ndonëse vendi është në proces të hartimit të një strategjie të re kundër korrupsionit.

“Progresi i Kosovës është përballur me bllokada të shumta, ku kryeministri Kurti ia atribuon vonesat ndërhyrjes së opozitës” – thuhet në këtë raport

“Freedom House” ka përmendur në raport edhe një rast korrupsioni ku thuhet se është e përfshirë Qeveria Kurti.

“Vetë qeveria Kurti u përball me një skandal korrupsioni në vitin 2023 që përfshinte rezerva shtetërore të pallogaritura, të cilat janë ende nën hetim” – thuhet në këtë raport.

“Shqetësime ka ngritur edhe largimi i shefit të Njësisë së Hetimeve Speciale të Policisë së Kosovës, më 8 korrik, duke vënë në dyshim përkushtimin e Kosovës për të luftuar korrupsionin” – thuhet më tej në raport.

Pavarësisht fushatës për një platformë antikorrupsion, në raport thuhet se qeveria Kurti ka demonstruar përparim të kufizuar në këtë çështje.

“Freedom House” me seli në Uashington, SHBA, punon për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të promovuar ndryshimet demokratike, me fokus në të drejtat politike dhe liritë civile.