Gjendet i vdekur një burrë në parkun e Taukbashqes në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në parkun e ‘Taukbashqes’ në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për KALLXO.com se më 26.04.2024 në 12:45h kanë pranuar informatën për një person të shtrirë në tokë në këtë park.

“Menjëherë pas marrjes së informatës Policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima është pa shenja jete”- tha Borovci.

Tutje ai shtoi se aktualisht Policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.