Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani - Foto: X

Pas mbledhjes së KS të OKB-së, Osmani në SHBA takohet me përfaqësues të vendeve partnere

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësues nga vendet partnere pas takimit të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) më 22.04.2024.

Përmes fotografive të publikuara në rrjetin social “X”, e para e shtetit ka thënë se ky takim është mundësi e shkëlqyer për vendin për të diskutuar për rrugën drejt institucioneve euroatlantike.

“Një mundësi e shkëlqyer për të festuar hapat e vazhdueshëm të Kosovës dhe për të diskutuar rrugën tonë të palëkundur drejt institucioneve euroatlantike. Kosova është krenare që ka kaq shumë miq dhe aleatë në krah të saj”- ka shkruar Osmani.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është duke qëndruar Nju-Jork të SHBA-së, pasi ka përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), në seancën e cila është mbajtur dje më 22.04.2024.

Në këtë mbledhje ajo pati përballje me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq duke ia kujtuar këtij të fundit krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë gjatë luftës.