Gjeneralmajori Ozkan Ulutash, Foto: KFOR

Komandanti i KFOR-it nesër merr pjesë në stërvitjen vjetore të Ushtrisë së Serbisë

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutas nesër, 19.04.2024, do të marrë pjesë në Ditën e Vizitorëve të Nderuar të Ushtrisë së Serbisë “Whirlwind 2024”.

Kështu ka njoftuar KFOR, i cili mision ka thënë se Ulutas ka pranuar ftesë nga shefi i shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneral Milan Mojsiloviq.

Ky event që është stërvitje vjetore e ushtrisë serbe është thënë se do të mbahet nesër, më 19.04.2024 në poligonin e qitjes në Pester.

Zëdhënësi i KFOR-it, Salvatore Mascoli, tha se pjesëmarrja e Ulutas në këtë stërvitje pasqyron marrëdhëniet efektive të zhvilluara midis KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe gjatë viteve, duke përfshirë kontaktet e rregullta midis udhëheqjes së KFOR-it dhe gjeneralit Mojsiloviq.

KFOR-i tha se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.