Kurti: Kosova në Këshillin e Evropës, hapi i parë drejt bashkimit tonë me familjen europiane
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kryefjala e vizitës së tij në Gjermani, ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.
Përmes një postimin në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimeve me zyrtarë të shtetit gjermanë e deputetë të parlamentit gjerman, nga të cilët ka kërkuar mbështetje për anëtarësim në KiE, në kohën kur regjimet jo-demokratike po përjashtohen apo po kërcënojnë larimin nga ky mekanizëm evropian.
Kurti bëri të ditur se gjatë vizite mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga grupi parlamentar i SPD-së në shënimin e 75 vjetorit të themelimit të Këshillit të Europës, dhe se ka pasur një bashkëbisedimin të organizuar nga Fondacioni Bertelsmann, ku në mesin e të pranishmëve ishin drejtuesi i Iniciativës së Stabilitetit Evropian (ESI), Gerald Knaus dhe drejtorja ekzekutive e fondacionit, Daniela Schëarzer.
“Teksa Këshilli i Evropës i mbush 75 vjet nga themelimi i saj, në këtë përvjetor ajo duhet të zgjerohet dhe me Republikën tonë si anëtare të 47-të. Ne duam të kontribojmë dhe pasurojmë vlerat e parimet demokratike të kësaj organizate. Anëtarësimi ynë, përbën dhe hapin e parë drejt bashkimit tonë me familjen evropiane”- ka shkruar Kurti.
Kurti tha se Kosovës po kërkon me meritë anëtarësimin në këtë organizatë që mbron e promovon pikërisht të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë, në kohës, siç ka thënë ai, regjimet autoritare e jo-demokratike janë përjashtuar ose po kërcënojnë me largim nga KiE.
Kosovës i kanë mbetur më pak se një muaj deri te votat e minstrave të Jashtëm të shteteve anëtare të Këshillit të Europës (KiE), të cilat përcaktojnë nëse vendi më i ri i kontinentit do të bëhet shteti i 47-të i organizatës për të drejtat e njeriut. Pritjet janë të ndryshme meqë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është në pyetje se: A është parakusht ose një kërkesë jorfomale e Perëndimit?