Jeta në Kosovë debaton për perspektivën e rajonit në BE

Sonte Jeta në Kosovë transmeton debat me gazetarë nga rajoni për integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian.

Çka thonë gazetarët nga Kosova, Shqipëria, Mali i ZI, Serbia, dhe Maqedonia për rrugën e Ballkanit perëndimor drejt integrimin evropian? Pse veç Kosova ka mbetur jashtë procesit të liberalizimit të vizave? Çfarë problemesh kanë shtetet e rajonit mes vete? Çfarë disponimi mbretëron ndër popujt e Ballkanit perëndimor lidhur me integrimin në BE?

Për të diskutuar për këto dhe problemet tjera që i përcjellin vendet e Ballkanit perëndimor në rrugëtimin e tyre drejt Bashkimit Evropian, mysafirë të Muhamet Hajrullahut janë:

Gjeraqina Tuhina, korespodente nga Brukseli e Radio Televizionit të Kosovës

Srgjan Kusovac, kryeredaktor i gazetës Pobjeda në Mali i Zi

Ernest Bunguri, korrespodent nga Brukseli i televizionit Alsat M në Maqedoni

Dushan Gajiq, korrespodent nga Brukseli i Radio Televizionit Serb dhe redaktor i SeeTV në Serbi

Pas debatit, BIRN transmeton reportazhin e gazetarit Alban Selimi, i cili tregon se si qytetarët e Kosovës gjejnë forma të ndryshme për ta vjedhur energjinë elektrike, si dhe flet për efikasitetin e gjykatave në zgjidhjen e këtyre rasteve.

Gjithashtu, gazetarja Edona Musa flet për problemet e shumta në shkollat e Kosovës.

Në fund, BIRN transmeton reportazhin i cili tregon se si shteti i Kosovës i ka harruar fëmijët me kancer dhe nuk i kushton vëmendje të duhur repartit të onkologjisë së fëmijëve.