Jeta në Kosovë diskuton për perspektivën evropiane të Kosovës

Pas kësaj, Jeta Xharra interviston diplomatin amerikan, Morton Abramovitz i cili flet për rrezikshmërinë e ndarjes së Kosovës dhe për bisedimet teknike Prishtinë-Beograd.

Ndërsa në një intervistë tjetër, Artan Haraçia pyet ish kryeadministratorin Soren Jessen Petersen për luftën kundër korrupsionit në kohën sa ishte shef i UNMIK-ut .

Edona Musa sjell reportazhin në të cilin pacienti Fatmir Behluli tregon se si i është harruar fasha brenda në stomak.

Ndërsa në rubrikën Drejtësia në Kosovë, hulumtuesi Petrit Kryeziu tregon arsyet e suspendimit të Halit Muharremit nga pozita e drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Në fund, kulm i kësaj jave është piloti kosovar James Berisha, i cili ka lobuar në 40 shtete të botës për njohje të pavarësisë së Kosovës.