Drejtësia në Kosovë diskuton për privatizimin e distribucionit të KEK-ut

 

Këtë të diel “Drejtësia në Kosovë” diskuton për privatizimin e distribucionit të KEK-ut.

Pse sindikata e punëtorëve të KEK-ut është ankuar deri në New York për të drejtat e saj? Çfarë përgjigje ka marrë kjo sindikatë nga Ombudspersoni Bankës Botërore për ankesat e saja?

Pse sindikata ankohet se qeveria nuk po garanton siguri për punëtorët e KEK-ut pas privatizimit të distribucionit? 

Çfarë thuhet në raportin e ombudspersonit të Bankës Botërore për projektin e privatizimit të distribucionit të KEK

Pse Ombudspersoni i Bankës Botërore do ta auditoj tërë këtë proces vetëm një javë para se të hapen ofertat?

A do ta bllokojë ky auditim  procesin e privatizimit?

Në pjesën e dytë të emisionit ndiqni reportazhin për mospajtimet në mes Këshillit Gjyqësorë të Kosovës dhe Institutit Gjyqësorë të Kosovës për konkursin e ri për gjyqtarë të shpallur të hënën me 14 maj?

Pse KGJK-ja po kërkon anulimin e  këtij konkursi?  Si ndodhi që Instituti  Gjyqësorë i Kosovës nuk morri miratimin nga KGJK-ja për hapjen e këtij konkursi? 

Për të diskutuar për këto çështje gazetari Kreshnik Gashi ka intervistuar:

Izet Mustafa, nga SPEK
Valon Syla, nga Komisioni për Privatizimin e Distribucionit të KEK-ut
Enver Peci, kryesues i KGJK-së
Lavdim Krasniqi, drejtor i Institutit Gjyqësorë të Kosovës 

Në fund të emisionit do mund të ndiqni edhe rubrikën policia me aksione të drejtpërdrejta të policisë. 

“Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të diel në ora 21 dhe repriza të mërkurën në mesditë.