Drejtësia në Kosovë - Intervistë ekskluzive me Hasan Abazin

 

Këtë të diel, në ora 21.00 Drejtësia në Kosovë, transmeton intervistën ekskluzive me Hasan Abazin, të burgosurin e fundit politik në Sërbi.

Si ishte përvoja e tij në dhomën e burgut të Vranjes ku ishin 15 të burgosur me vetëm 9 krevatë? Cilët shqiptarë të tjerë mund të arrestohen nëse shkojnë në Serbi? Sa shqiptarë janë të shënuar si ‘dëshmitar’ të akuzës për shpijunazh ndaj NATO-s?

Derisa deputetët evropianë Kacin e Kukan kishin dërguar letër publike për lirimin e Hasan Abazit, si është e mundur që qeveria e Kosovës në asnjë deklaratë publike nuk e përmendi Abazin dhe nuk dërgoi letër publike drejtuar institucioneve ndërkombtare?  

Çfarë bëri djali i Hasan Abazit kur njëri prej avokatëve serb e telefonoi duke i kërkuar 20 mijë euro haraq për t’ia liruar babanë?

Ndiqini intervistat me Hasan e Haki Abazin këtë të diel në RTK, në orën 21:00 dhe reprizën të nesërmen në mesditë.