Skandalet e Mjekëve me Stenta

Të enjten nga ora 20:20 ndiqni Emisionin “Jeta në Kosovë” në RTK, i cili flet për mjekët e arrestuar më 9 tetor, të cilët kishin vendosur stenta të panevojshme te pacientët.

Çka thonë pacientët e spitaleve private për mënyrën se si u mashtruan nga këta mjekë gjatë intervenimit në zemër? Po ashtu, do të shikoni rrëfimin e pacientit nga Peja, i cili thotë se u mashtrua gjatë intervenimit në zemër, duke ia prezantuar një doktor me renome botërore, e që doli të mos jetë ai.

Gjithashtu do të mësoni se çka thotë mjeku i një spitali privat në Tiranë për analizat e zemrës së pacientes Kadime Gashi, të cilës mjekët i thanë se mund të paralizohej brenda 24 orëve nëse nuk intervenon në zemër.

Çfarë kishte përjetuar pacientja nga Shtimja Bedrije Ramadani në njërin nga spitalet private në Kosovë e çka i kishin thënë mjekët në Gjermani?

“Jeta në Kosovë” sjell intervistë ekskluzive me Besim Kelmendin, prokuror special, pasi që ai ka intervistuar 80 palë lidhur me rastin e stentave.

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet në orën 20:20 në RTK.