E mėrkurė, 22 shkurt 2012 TJERĖT PĖR JNK | Regjistrohu | Letėr Redaksisė | Arkiva

Instituti GAP dhe BIRN prezentojnë "Letrat e hapura për Kryetarët e Komunave të Kosovës

Instituti për Studime të Avancuara GAP dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese në një konferencë për media të martën më 11 maj prezantuan "Letrat e hapura për Kryetarët e Komunave të Kosovës". Këto letra përmbajnë 826 premtimet e dhëna nga 32 kryetarët e zgjedhur gjatë fushatës zgjedhore 65 ditëshe në procesin zgjedhor nëntor 2009 - maj 2010.

Instituti GAP dhe BIRN kanë monitoruar të gjitha premtimet e dhëna nga kryetarët e 32 komunave në të gjitha mediat e shkruara dhe debatet parazgjedhore Zgjedhjet Lokale 2009, të organizuara nga BIRN. Premtimet e grumbulluara iu dërguan të gjithë kryetarëve të komunave të Kosovës në formë të një letre të hapur.

Në kuadër të projektit katërvjeçar, në fund të çdo viti kalendarik, GAP dhe BIRN do t'i monitorojnë komunat dhe do të dalin me raporte vlerësuese rreth përmbushjes së premtimeve të dhëna nga kryetarët e komunave.

Qëllimi i këtij projekti është informimi i qytetarëve për punën e përfaqësuesve të tyre, si dhe vetëdijësimi i kryetarëve të komunave se premtimet e tyre nuk duhet të shërbejnë vetëm si mjet për zgjedhjen e tyre në postin e të parit të komunës, por premtimet njëherësh janë edhe kontratë në mes të kryetarit dhe qytetarit që ia besoi votën në zgjedhje.

Letrat e hapura me premtimet e kryetarit të secilës komunë mund t'i shkarkoni më poshtë.

Komente (0)
Shkruaj koment