E mėrkurė, 22 shkurt 2012 TJERĖT PĖR JNK | Regjistrohu | Letėr Redaksisė | Arkiva

Kthimi kah qytetari

Nga Muhamet Hajrullahu

12 Maj 2011

Nuk mjafton vetėm njė herė nė vit tė kujtohet a ka liri tė shtypit a jo nė Kosovė. Nuk mjafton vetėm tė ulemi nė tryezė e tė themi se i kemi punėt keq me lirinė e shtypit dhe se vendet nė rajon janė mė mirė se Kosova. Ne duhet tė jemi aktiv gjatė tėrė vitit.

Ėshtė koha qė zėri i gazetarėve tė jetė i fuqishėm dhe shumė profesional pėr tė gjithė ata qė tentojnė tė kėrcėnojnė, frikėsojnė, joshin dhe shantazhojnė gazetarėt e lirė, tė cilėt shkruajnė e raportojnė pėr tema si korrupsioni, krimi i organizuar, tenderėt e bizneset mė tė ndryshme duke ofruar fakte dhe tė vėrteta qė janė nė tė mirė tė publikut. Ėshtė koha qė kurdo qė njė gazetar apo person qė punon nė media kėrcėnohet apo sulmohet tė marrė njė reagim tė fuqishėm nga vetė ky komunitet.

Fatkeqėsisht, kriza morale qė i ka kapluar pjesėt tjera tė shoqėrisė sonė nuk i ka lėnė tė paprekur edhe gazetarėt. Ata janė prodhim i kėtij vendi si kėta politikanė qė i kemi, si kėto parti politike, si kėta mjekė, profesorė, policė, studentė e nxėnės,madje edhe si kėta pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile.

Duke marrė parasysh qė puna e tyre shihet qartė prej publikut tė gjerė, gazetarėt pėr ēdo ditė janė nėn llupėn e shikuesve, lexuesve e dėgjuesve, tė cilėt pėrmes punės sė gazetarit e shohin se a janė ata me njė parti apo tjetėr. Si rezultat, publiku me tė drejtė po e sheh qė jo tė gjithė gazetarėt janė tė mirė dhe profesional dhe jo tė gjithė janė nė shėrbim tė informimit tė saktė e tė paanshėm pėr qytetarin.

Ka tė tillė qė shkruajnė e raportojnė edhe pėr qėllime e agjenda tė ndryshme. Prandaj, sot gazetarėt duhet tė bėjnė ēmos qė tė sigurohen qė tė mos humbin besimin dhe respektin nė punėn e shenjtė qė e bėjnė.

Ata duhet tė qėndrojnė tė fortė edhe nė kohėn kur shantazhohen, joshen e kėrcėnohen duke rezistuar e duke mos rėnė pre e politikave ditore, presioneve qė mund tė vijnė nga Qeveria, partitė politike, bizneset e grupet e ndryshme tė interesit.

Pra, gazetarėt duhet me dinjitet ta ruajnė profesionalizmin, kodin etik, mirėsjelljen dhe paanshmėrinė. Ka ardhur koha kur ne duhet sė bashku t’ia arrijmė.

Sot nė Kosovė, niveli i gazetarisė nuk ėshtė mė i kėnaqshmi dhe secili nga ne do tė kishte dėshirė pėr ta parė njė nivel mė tė lartė tė raportimit, sidomos tė gazetarisė hulumtuese. Mirėpo gjithashtu nuk bėn tė anashkalohet fakti qė nė Kosovė gazetarėt apo gazetaria kanė arritur njė nivel mė tė lartė profesional sesa shumė fusha tė tjera nė vend.

Ajo qė ėshtė mė brengosėse sot nė mediat e Kosovės, ėshtė fakti qė politika ka arritur tė shtrijė dorėn mirė nė kėto media. Madje duke pėrēarė ato dhe duke kontrolluar ato qoftė pėrmes reklamave apo edhe pėrmes pronarėve tė tyre. Duke i bėrė gazetarėt tifozė partishė , me tė drejtė publiku po fillon t’i identifikojė mediat qė janė tė afėrta ose me pozitė apo opozitė. Ndėrsa ėshtė bėrė zakon qė ato media qė nuk i shėrbejnė pushtetit klasifikohen nga politika si tradhtarė e shpijuna. Me kėtė, politika ka arritur tė pėrdorė sistemin “pėrēaj e sundo” .

Nė vend se mediat dhe gazetarėt tė merren me raportime hulumtuese dhe tė funksionojnė si pushtet i katėrt qė mbikėqyr pushtetin, ata po merren me njėri- tjetrin, sepse po porositen tė sulmojnė kolegėt e tyre nga bosėt e tyre politik. Kjo po ndikon nė humbjen e kredibilitetit dhe respektit ndaj gazetarit dhe medias prej qytetarit tė thjeshtė.

Andaj qė tė mos humbet pėrfundimisht besimi i publikut nė gazetarinė kosovare, ata profesionistė qė duan ta ruajnė pavarėsinė e tyre duhet tė gjejnė mėnyra pėr tė dėshmuar pavarėsinė redaktoriale shumė mė fuqishėm para opinionit.

Komente (0)
Shkruaj koment