Aksident në Prishtinë, lëndohet ngasësi i një motoçiklete

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një motoçiklete dhe një automjeti sot, më 28.03.2024, në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për KALLXO.com se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën “Garibaldi”.

“Ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete” – tha Ahmeti.

Tutje ajo tha se si pasojë e aksidentit një person, ngasësi i motoçikletës, ka pësuar lëndime trupore.

Ahmeti shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut.