“Jeta në Kosovë”: Pa Politikanët, Për Politikë
19.11.2015 - 11:36
Një jazz-er, një rocker, një kolumnist dhe një veterane e luftës së UÇK-së ishin pjesë e panelit në emisionin “Jeta në Kosovë”.
“Jeta në Kosovë” kishte vendosur që politikanët dhe njerëzit e partive t’i lë në shtëpi, që të shohin se çka mendojnë intelektualët dhe artistët- ata që sillen si njerëz të thjeshtë nëpër rrugët dhe kafenetë e vendbanimeve të tyre- rreth bëmave të politikës dhe pasojave që kanë krijuar këto të bëma në jetën e qytetarëve.
Nga paneli i sontëm në “Jeta në Kosovë”, askush nuk ka vjedhur para të popullit dhe s’ka gjuajtur gurë ndaj institucioneve.
Pjesë e panelit të ftuar nga Jeta Xharra, sonte do të jenë:
Ilir Bajri – Muzikant
Bujar Berisha – Grupi “Troja”
Agon Maliqi – Analist
Mimoza Shala – veterane e UÇK-së