Agjencia Kadastrale e Kosovës

Çfarë problemesh ka në Agjencinë Kadastrale të Kosovës?
Pse ish punëtorët e kësaj agjencie akuzojnë për keqmenaxhim kryeshefin ekzekutiv Murat Meha?
Pse Meha i mohon këto akuza? A ka probleme me zbatimin e projekteve në këtë institucion?

Gjithashtu ndiqni reportazhin nga shëndetësia të gazetarit Mehdi Mulaj.
Si ndodhi që një paciente nga komuna e Prizrenit të hyjë në operacion për largimin e gurit nga veshka dhe guri të mos i hiqet gjatë operacionit?
Çfarë thotë ajo edhe familjarët e saj? Pse mjeku që e kishte operuar dhe stafi mjekësor thonë se kjo ndodh në mjekësi? 

Krejt në fund ndiqni reportazhin e gazetares Kaltrina Rexhepi që tregon se çfarë pasojash po sjellin aksidentet në hekurudhat e Kosovës.

Sa raste të aksidenteve kanë ndodhur brenda këtyre viteve? Çfarë thonë zyrtarët komunalë e zyrtarët në  Hekurudhat e Kosovës?

“Jeta në Kosovë” çdo të enjte në orën 20:20 dhe repriza të premten në mesditë.