Arta Dobroshi

Jeta në Kosovë: intervistë me Arta Dobroshin

05 maj 2009   Këtë të enjte emisioni Jeta në Kosovë fillon me një cikël të ri të emisioneve, ku prezantohen njerëzit që me punën e tyre janë shëndërruar në ambasadorë të Kosovës në skenën ndërkombtare.

Këtë javë shikuesit do ta kenë mundësinë ta përcjellin forumin me Arta Dobroshin, ku Arta flet
mbi karrierën dhe përvojën e saj profesionale me fokus të veçantë në filmin e saj të fundit "Heshtja e Lornës", të cilin publiku jonë për herë të parë ka rast ta shohë këtë javë në Kinemanë ABC në Prishtinë.

Arta Dobroshi, e diplomuar në Akademinë e Arteve në Prishtinë për aktrim, është ndër aktoret e rralla
kosovare që ka depërtuar në skenën ndërkombëtare të filmit me paraqitjen e saj të shkëlqyer në filmat
"Heshtja e "Lornës" (2008) si dhe "Trishtimi i zonjës Shnajder" (2006). Me rolin e protagonistes në filmin.

"Heshtja e Lornës" të regjisorëve të njohur francez Jean-Pierre dhe Luc Dardenne, Arta u paraqit në festivalin e filmit të Kanës në vitin 2008, ku edhe u nominua për aktoren më të mirë protagoniste, krahas shumë aktoreve të njohura botërore.

Në kuadër të emisionit do të tregohen edhe inserte nga punimet studentore të Dobroshit gjatë kohës që ishte studente e Akademisë së Arteve, kujtime për të cilat Arta flet me plot entuziazëm.

Në kuadër të rubrikës Kultura në Kosovë, Arif Muharremi sjellë një reportazh mbi galeritë private të artit.

Ndërsa në fund, si gjithnjë, ajka e emisionit Dhandrri i Kosovës.